Propozimi i SHBA-së për paqen, reagon zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk ka negociata me shantazhe dhe presione

Propozimi i SHBA-së për paqen, reagon zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk ka negociata me shantazhe dhe presione

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi se propozimi i Shteteve të Bashkuara është ende në shqyrtim nga autoritetet iraniane. Në një prononcim për mediat vendase, ai theksoi se plani amerikan po analizohet dhe, pasi të përfundojë ky proces, Irani do t’i komunikojë qëndrimet e tij përmes kanaleve diplomatike, përfshirë palën pakistaneze. Baghaei nënvizoi se koncepti i negociatave kërkon përpjekje të sinqerta për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe duhet të bazohet në “besim të mirë”. Sipas tij, negociatat nuk mund të zhvillohen në kushte presioni, imponimi, mashtrimi apo shantazhi. Ndërkohë, disa media iraniane kanë pretenduar se, pas asaj që e cilësojnë si dështim të “Projektit Liri” të presidentit amerikan, media në SHBA po përpiqet të devijojë vëmendjen përmes publikimit të spekulimeve dhe lajmeve...