Propozimi i Merz për integrimin “gradual” të Ballkanit Perëndimor

Propozimi i Merz për integrimin “gradual” të Ballkanit Perëndimor

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka propozuar një model të ri integrimi gradual në Bashkimin Europian jo vetëm për Ukrainën, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Presidentit të Këshillit Europian Antonio Costa dhe presidentit të Qipros Nikos Christodoulides, Merz kërkon “zgjidhje inovative” për të përshpejtuar zgjerimin e BE-së. Ndërsa fokusi kryesor i letrës është Ukraina, kancelari gjerman ndalet veçmas edhe tek Ballkani Perëndimor dhe Moldavia, duke pranuar se vendet e rajonit kanë vite që presin anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, ai propozon hapa të ndërmjetëm integrimi, që do t’i afronin gradualisht vendet kandidate me strukturat europiane edhe para anëtarësimit formal. “Ne mund të parashikojmë edhe për këto vende hapa të konsiderueshëm...