“Projekti Liria”/ Trump i hap rrugë operacionit të ri në Hormuz, mundëson kalim të sigurt për anijet e vogla që nuk janë të përfshira në konflikt

“Projekti Liria”/ Trump i hap rrugë operacionit të ri në Hormuz, mundëson kalim të sigurt për anijet e vogla që nuk janë të përfshira në konflikt

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar nisjen e një operacioni për të mundësuar kalimin e sigurt të anijeve të vendeve të treta nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar ndërhyrjen si humanitare dhe në mbështetje të vendeve neutrale të bllokuara në rajon. Në një postim të tij, Trump theksoi se shumë vende që nuk janë të përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme i janë drejtuar SHBA-së për ndihmë në zhbllokimin e anijeve të tyre. Sipas tij, bëhet fjalë për anije të “vëzhguesve neutralë dhe të pafajshëm”, të cilat nuk kanë lidhje me armiqësitë në zonë. Presidenti amerikan u shpreh se Uashingtoni është i përkushtuar për t’i nxjerrë këto anije në mënyrë të sigurt nga zonat detare të rrezikshme, në mënyrë që ato të...