Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, kancelari gjerman letër BE-së: Zgjidhje inovative dhe status vëzhguesi për kandidatët
Gjermania propozon zgjidhje inovative për vendet kandidate për në Bashkimin Europian që vijnë nga Ballkani Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria. Në letrën drejtuar Bashkimit Europian, Kancelari Merz flet për përshpejtimin e procesit të vendeve kandidate. “...Dhe ne duhet të qëndrojmë të vendosur në premtimin tonë se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia mund të bashkohen me Bashkimin Evropian, siç përcaktohet në kriteret e Kopenhagenit dhe parashikohet në Axhendën e Selanikut të vitit 2003. Qëllimi ynë nuk ka ndryshuar: përfundimi i Bashkimit Evropian duke sjellë të gjitha vendet kandidate në Bashkim. Unë sugjeroj që të shqyrtojmë zgjidhje inovative edhe për ato vende kandidate që janë përgatitur për pranimin e tyre prej një kohe të gjatë tani dhe që të përshpejtojmë edhe procesin e tyre të pranimit....
Burimi:
top-channel.tv