Presidenti nga populli/ Mungoi “Lista Serbe”, dështon seanca plenare për ndryshime kushtetuese në Kosovë

Presidenti nga populli/ Mungoi “Lista Serbe”, dështon seanca plenare për ndryshime kushtetuese në Kosovë

Vjosa Osmani PRISHTINË- Ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani – që presidenti i Kosovës të zgjidhet përmes votës së popullit e jo nga Kuvendi – nuk kanë kaluar. Të pranishëm ishin vetëm 93 deputetë, përfshirë 9 nga komuniteti joshumicë, nga 120 deputetë sa ka Kuvendi. Për kalimin e tyre nevojiteshin votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet joshumicë. Në seancë munguan deputetët e Listës Serbe, e cila ka 9 vende. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk i hodhi fare në votim amendamentet dhe lajmëroi se do të ketë seancë të re. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se seanca e ardhshme do të mbahet në orën 22:00./REL