Presidenti iranian hedh poshtë zërat për dorëheqje

Presidenti iranian hedh poshtë zërat për dorëheqje

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, tha në një video të publikuar nga disa agjenci iraniane të lajmeve se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje, duke hedhur poshtë spekulimet prej disa javësh për të ardhmen e tij politike. Në video, Pezeshkian tha se nëse ndonjëherë do të vendoste të largohej nga posti, ai do të njoftonte zyrtarisht. “Për momentin, do të qëndroj i vendosur”, tha ai. Ai, gjithashtu, hodhi poshtë spekulimet për një përçarje mes tij dhe liderit suprem të Iranit, ajatollah Mojtaba Khamenei, duke thënë: “Ata duan të krijojnë përshtypjen se ka një mosmarrëveshje. Lideri thotë një gjë, ndërsa ata pretendojnë se unë them diçka tjetër”. Videoja, me titullin “Raport për popullin”, pritet të publikohet e plotë në ditët në vijim. Që nga vrasja e raportuar...