Presidenti iranian: 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të kthehen

Presidenti iranian: 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të kthehen

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka thënë se gjysma e aseteve të ngrira të Iranit që mbahen në Katar do të kthehen në Teheran. Pezeshkian u citua nga agjencia e lajmeve Tasnim të ketë bërë njoftimin gjatë takimeve me klerikë të lartë iranianë në qytetin e Qom, transmeton Telegrafi. “Bazuar në planet e bëra, 6 miliardë dollarë nga gjithsej 12 miliardë dollarë të burimeve të Iranit në Katar do të kthehen në vend, dhe po kryhen edhe ndjekjet e nevojshme për kthimin e pjesës së mbetur të këtyre burimeve”, u citua të ketë thënë Pezeshkian. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ende nuk janë liruar asete të ngrira iraniane. Një zyrtar amerikan tha të hënën në një deklaratë: “Asetet iraniane që lirohen do të përdoren për të...