Presidenti i Tajvanit kërkon lidhje më të forta me SHBA-në pas shqetësimeve nga komentet e Trump
Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te tha të mërkurën se ishulli shpreson të forcojë lidhjet me Shtetet e Bashkuara dhe të sigurojë paqen në Ngushticën e Tajvanit, duke folur në një aktivitet me Raymond Greene, diplomatin më të lartë të Uashingtonit në Taipei. Çështja e Tajvanit, ishte një temë e rëndësishme kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump takoi homologun e tij të Kinës, Xi Jinping në Pekin këtë muaj. Komenti i Trumpit për përdorimin e shitjeve të armëve në Taipei si një kartë negociuese e ka shqetësuar ishullin. Trump tha gjithashtu se ende po shqyrton nëse do të miratojë një paketë të re për shitjen e armëve për Tajvanin dhe tha se do të flasë me Presidentin e Tajvanit Lai, megjithëse kjo ende nuk ka ndodhur....
Burimi:
syri.net