Presidenti çek i kërkon NATO-s reagim më të ashpër ndaj Rusisë: Tregoni dhëmbët

Presidenti çek i kërkon NATO-s reagim më të ashpër ndaj Rusisë: Tregoni dhëmbët

Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, ka kërkuar që NATO të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj provokimeve të vazhdueshme të Rusisë në krahun lindor të aleancës, duke paralajmëruar se mungesa e reagimit mund të inkurajojë Moskën të përshkallëzojë veprimet e saj. Në një intervistë për “The Guardian”, Pavel tha se NATO duhet të “tregojë dhëmbët” dhe të reagojë në mënyrë vendimtare, përfshirë edhe masa që ai i cilësoi si “asimetrike”, ndaj veprimeve provokuese të Kremlinit. Ai përmendi si opsione të mundshme masa të forta presioni, si ndërprerja e shërbimeve satelitore apo të internetit për Rusinë, shkëputja e bankave ruse nga sistemi financiar global, si dhe reagime ushtarake në rast të shkeljeve të hapësirës ajrore të aleancës, përfshirë rrëzimin e mjeteve ajrore që shkelin...