Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News se lufta kundër Iranit mund të përfundojë më shpejt nga sa ishte parashikuar fillimisht nga administrata amerikane. Trump pritet të mbajë gjithashtu një konferencë për shtyp në orët në vijim, ku mund të japë detaje të tjera mbi zhvillimet e fundit të konfliktit. Duke folur për ecurinë e luftës, presidenti amerikan u shpreh se infrastruktura ushtarake iraniane është dëmtuar rëndë. “Mendoj se lufta është pothuajse e përfunduar. Ata nuk kanë më flotë detare, nuk kanë komunikime, nuk kanë forcë ajrore. Raketat e tyre janë shpërndarë dhe dronët po shkatërrohen kudo, përfshirë edhe fabrikat e prodhimit të tyre. Në aspektin ushtarak nuk u ka mbetur pothuajse asgjë”, tha ai. Trump theksoi...
Burimi:
javanews.al