Presidenca përgënjeshtron pretendimin e LVV-së se ofroi nënshkrimet për Osmanin
Vjosa Osmani PRISHTINË- Presidenca e Kosovës e ka mohuar se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i kishte ofruar mbështetje presidentes Vjosa Osmani për të garuar për një mandat të dytë në krye të shtetit, duke ia siguruar nënshkrimet e nevojshme për të hyrë në garë. Shefja e stafit të Osmanit, Learta Hollaj e quajti “gënjeshtër” deklaratën e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, se partia e saj ia kishte ofruar Osmanit 30 nënshkrimet e nevojshme për të garuar, por se ajo e kishte hedhur poshtë mundësinë. "Presidentja Osmani përgenjështron se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si presidente e Kosovës", shkroi në Facebook Hollaj. “Zonjës Learta dhe zonjës presidente, unë sot ua garantoj votat e Lëvizjes Vetëvendosje....
Burimi:
zeri.ai