Popullariteti i Putinit bie në nivelin më të ulët që nga nisja e luftës në Ukrainë
Mbështetja për presidentin rus Vladimir Putin po vazhdon të bjerë, duke arritur nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Sipas një sondazhi të fundit të zhvilluar nga qendra ruse e kërkimeve të opinionit FOM, përkrahja për Putinin ka rënë me 5 pikë përqindje brenda një jave, nga 71% në 66%. Një rënie e tillë nuk ishte regjistruar që nga shtatori i vitit 2022, kur Kremlini u detyrua të shpallte mobilizimin e pjesshëm ushtarak për të përforcuar frontin në Ukrainë. Edhe pse niveli i mbështetjes për Putinin mbetet ende më i lartë se para nisjes së pushtimit të Ukrainës, ekspertët vërejnë se po zbehet efekti i njohur si “grumbullimi rreth flamurit”, kur qytetarët priren të bashkohen rreth udhëheqësit të tyre gjatë një...
Burimi:
javanews.al