Policia nuk e arrestoi edhe pse kishte dënimin për të shlyer, i riu vret brutalisht vajzën 2-vjeçare të partneres

Policia nuk e arrestoi edhe pse kishte dënimin për të shlyer, i riu vret brutalisht vajzën 2-vjeçare të partneres

Një rast tronditës në Britaninë e Madhe ka nxjerrë në pah dështime serioze të policisë dhe institucioneve të mbrojtjes së fëmijëve, pasi një dhunues me urdhër arresti të pazbatuar për 18 muaj përfundoi duke vrarë vajzën 2-vjeçare të partneres së tij. Harrison Simpson, 22 vjeç, u dënua javën e kaluar me burgim të përjetshëm dhe duhet të vuajë të paktën 28 vjet për vrasjen “sadiste” të Isabelle Welsh, e cila humbi jetën në shtator të vitit 2025. Edhe nëna e vajzës, Alexandra Walker, 26 vjeçe, u shpall fajtore për vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm me një minimum prej 21 vitesh, shkruan The Times. Çifti kishte nisur lidhjen vetëm tre muaj para vrasjes, pasi ishin njohur në Facebook. Policia e Cleveland ka pranuar...