Po vjen Super El Nino, OKB paralajmëron: I nxehtë siç nuk e kemi parë kurrë

Po vjen Super El Nino, OKB paralajmëron: I nxehtë siç nuk e kemi parë kurrë

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se El Niño i ardhshëm mund të jetë më i forti i regjistruar ndonjëherë në histori. Sipas Organizatës Meteorologjike Botërore, gjasat që përpara muajit shtator të formohet një “Super El Niño” janë gati 80%. Ky fenomen natyror rrit temperaturat globale dhe shton reshjet e shiut. Shkencëtarët paralajmërojnë se El Nino këtë herë mund të jetë jashtëzakonisht i fuqishëm dhe të sjellë pasoja ekstreme, sidomos në një planet që tashmë po ngrohet nga ndryshimet klimatike. El Niño i vitit 2023-2024 tashmë i kishte çuar temperaturat globale në nivele rekord. El Niño është një çrregullim i qarkullimit oqeanik dhe atmosferik në Paqësorin tropikal, ku ujërat e ngrohta zhvendosen drejt brigjeve të Amerikës, duke ndikuar në motin global. Kjo sjell reshje më...