“Po e shikoja e tmerruar”, ish-Zonja e Parë tregon vështirësitë e Joe Biden gjatë fushatës së 2024: Mendova që po pësonte goditje në tru gjatë debatit me Trump
Ish Zonja e Parë, Jill Biden ka zbuluar se kishte frikë se bashkëshorti i saj, ish-Presidenti i SHBA-së Joe Biden, do të pësonte një goditje në tru gjatë debatit vendimtar të vitit 2024 me Donald Trump, gjë që përfundimisht çoi në tërheqjen e tij nga gara presidenciale. Në një fragment nga një intervistë e transmetuar nga CBS dhe që pritet të transmetohet e plotë të dielën, ish-zonja e parë përshkruan momentin kur e pa Bidenin teksa luftonte me vetem për tu përgjigjur gjatë debatit 90-minutësh në Atlanta. “Isha e tmerruar, sepse nuk e kisha parë kurrë kështu më parë. Ndërsa e shikoja, mendova, ‘O Zot i madh, po pëson goditje në tru’. Dhe isha shumë e frikësuar”, tha ajo. Debati televiziv i qershorit 2024 kundër...
Burimi:
top-channel.tv