Plani i ekzekutimit të Donald Trump me sulm me dronë dhe snajper
Tetë persona janë paditur me akuza federale në SHBA, pasi dyshohet se kishin organizuar një sulm terrorist ndaj eventit të UFC-së të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë më 14 qershor. Sipas autoriteteve amerikane, plani përfshinte përdorimin e dronëve, snajperëve dhe armëve të tjera, ndërsa objektiv ishin Presidenti Donald Trump, Zëvendëspresidenti JD Vance, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, miliarderi Elon Musk dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Aktakuza, e ngritur në Ohajo, i akuzon të pandehurit për komplot për të ofruar mbështetje materiale për terroristët dhe për komplot për të kryer vrasje në territor federal, akuza që mund të dënohen deri me burgim të përjetshëm. Sipas Departamentit të Drejtësisë, të akuzuarit janë Abraham Alvarez, Daniel Eskridge, William Faulkner, Tycen Proper, Jordan Rinker, Brian Roa, Chandler Skaggs dhe...
Burimi:
ntv.al