Plagosi dy hebrenj në Londër/ Identifikohet autori i sulmit terrorist, 45-vjeçari del para gjykatës. Po të njëjtën ditë kishte goditur edhe një familjar

Plagosi dy hebrenj në Londër/ Identifikohet autori i sulmit terrorist, 45-vjeçari del para gjykatës. Po të njëjtën ditë kishte goditur edhe një familjar

Një 45-vjeçar është paraqitur në gjykatë ditën e sotme i akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj dy hebrenjve që plagosi me thikë në Golders Green, në veri të Londrës, të mërkurën. Essa Suleiman, 45 vjeç, akuzohet për sulm ndaj Shloime Rand, 34 vjeç, dhe Moshe Shine, 76 vjeç. Të dy pësuan lëndime të rënda dhe u trajtuan në spital, ndërsa Policia Metropolitane e Londrës e ka cilësuar ngjarjen si akt terrorist. Suleiman akuzohet gjithashtu për tentativë vrasjeje ndaj Ishmail Husseini në një sulm me thikë në apartamentin e këtij të fundit në Southwark, në jug të Londrës, më herët gjatë së njëjtës ditë. Sipas autoriteteve, Husseini ishte familjar i tij. Ai përballet gjithashtu me akuzën për posedim të një thike në një vend publik në Golders...