Peshkaqeni sulmon influencerin në Fixhi, i nënshtrohet katër operacioneve për të shpëtuar këmbën (VIDEO)
Një influencer i njohur për përmbajtjet e tij mbi peshkimin sportiv ka përjetuar momente tmerri, pasi u sulmua nga një peshkaqen gjatë një zhytjeje në Fixhi. Henry Gibbs ishte në zhytjen e tij të parë në këtë zonë kur kamera e tij regjistroi të gjithë ngjarjen. Në pamjet e publikuara, një peshkaqen gri i shkëmbinjve koralorë shihet teksa ngjitet nga thellësia dhe i afrohet me shpejtësi influencerit. Pak çaste më vonë, ai e kafshon në këmbë, ndërsa Gibbs humbet kontrollin e kamerës dhe përpiqet të largohet mes panikut. Dy zhytës, Colby dhe Dan, ndërhynë menjëherë për ta nxjerrë nga uji. Ata i dhanë ndihmën e parë dhe e transportuan me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua trajtimit mjekësor. Sulmi ndodhi më 18 korrik. Edhe pse...
Burimi:
vizionplus.tv