Pesë të mbijetuar shpëtohen pas disa ditësh në det pas mbytjes së anijes në Indonezi
Pesë persona, mes tyre edhe një vajzë 7-vjeçare, janë shpëtuar pasi kaluan disa ditë në det pas mbytjes së një anijeje në Indonezi, njoftuan autoritetet lokale të kërkim-shpëtimit. Anija, me 70 persona në bord, u mbyt të mërkurën në ujërat pranë ishullit Sulawesi. Deri tani është konfirmuar vdekja e të paktën një personi, ndërsa 24 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Të mbijetuarit u thanë ekipeve të shpëtimit se fillimisht ndodheshin bashkë me grupin e personave të zhdukur, por erërat e forta i ndanë nga pjesa tjetër e pasagjerëve. Sipas kreut të operacionit të kërkim-shpëtimit në zonë, Muhamad Arif Anuar, pas fundosjes së anijes, të mbijetuarit arritën të qëndronin mbi ujë duke përdorur mjete të improvizuara dhe çdo objekt që mund t’i ndihmonte të notonin....
Burimi:
javanews.al