Përshkallëzohet tensioni SHBA-Iran, sulme të ndërsjellta në bazat ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit

Përshkallëzohet tensioni SHBA-Iran, sulme të ndërsjellta në bazat ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit

Përshkallëzimi i konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po shton frikën për destabilizim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme. Nga Teherani kanë ardhur paralajmërime të forta se Ngushtica e Hormuzit mbetet një vijë e kuqe për Republikën Islamike dhe se çdo ndërhyrje amerikane do të marrë një përgjigje të menjëhershme. Zëdhënësi i komandës së lartë ushtarake iraniane deklaroi se vendi është i gatshëm të kundërpërgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi. “E gjithë infrastruktura në të gjithë rajonin do të shkatërrohet nga goditjet e hekurta të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, pa lënë asnjë gjurmë, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë”, tha Ebrahim Zolfaqari, zëdhënës i ushtrisë së Iranit. Në terren, luftimet nuk janë ndalur. Gjatë natës, ushtria amerikane goditi objektiva ushtarake...