Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet e Bashkuara sulmuan dy stacione radarike bregdetare iraniane. Deri më tani nuk ka raportime për viktima. Sipas Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane (CENTCOM), gjashtë nga shtatë raketat e lëshuara janë interceptuar, ndërsa e shtata nuk arriti objektivin e saj. Sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA, objektivat e sulmit ishin baza ajrore Ali Al Salem në Kuvajt dhe Flota e Pestë e Marinës Amerikane në Bahrein. Megjithatë, CENTCOM mohoi pretendimet se selia e Flotës së Pestë kishte pësuar dëme, raporton skynews.Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) deklaroi se sulmet ishin një kundërpërgjigje ndaj goditjeve amerikane të kryera më herët. Nga ana tjetër, ushtria amerikane njoftoi se kishte sulmuar objektet radarike...
Burimi:
javanews.al