Përshkallëzohet kriza në Lindjen e Mesme, Presidenti libanez akuzon Izraelin pas marrjes së fortesës Beaufort
Joseph Aoun ka akuzuar sot Izraelin për përshkallëzimin e ofensivës ushtarake në jug të Libanit, duke e cilësuar situatën si një “agresion brutal dhe të dënueshëm” kundër popullit libanez. Në një reagim publik, presidenti libanez u shpreh se vendi i tij po përballet me sulme të vazhdueshme izraelite, të cilat sipas tij janë intensifikuar pas marrjes nën kontroll nga ushtria izraelite të fortesës historike Beaufort Castle, një prej pikave më simbolike në jug të Libanit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aoun premtoi se do të vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund vuajtjeve të qytetarëve libanezë, veçanërisht atyre që jetojnë në zonat jugore të vendit, ku luftimet mes forcave izraelite dhe grupit Hezbollah janë përshkallëzuar ndjeshëm. Lebanese President Joseph Aoun has described Israel’s intensified offensive...
Burimi:
top-channel.tv