Përshkallëzohet konflikti/ SHBA sulmon bazat e Gardës Revolucionare në Iran

Përshkallëzohet konflikti/ SHBA sulmon bazat e Gardës Revolucionare në Iran

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake në Iran, në përgjigje të sulmeve me raketa balistike që, sipas Uashingtonit, u kryen një ditë më parë kundër forcave amerikane në Lindjen e Mesme. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se operacioni kishte në shënjestër dhjetëra objekte të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), përfshirë qendra komanduese, baza raketash dhe dronësh, sisteme mbikëqyrjeje, mbrojtje bregdetare dhe infrastrukturë detare. Sipas autoriteteve amerikane, qëllimi i operacionit ishte ulja e kapaciteteve ushtarake që konsiderohen kërcënim për forcat amerikane dhe sigurinë e lundrimit në rajon. Nga ana tjetër, mediat shtetërore iraniane raportuan shpërthime në jug të vendit, përfshirë ishullin Qeshm dhe qytetin e Abadanit. Agjencia IRNA njoftoi se ekipet e emergjencës po punonin...