Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja dhe tension në Ngushticën e Hormuzit! Teherani godet bazat amerikane

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja dhe tension në Ngushticën e Hormuzit! Teherani godet bazat amerikane

Konflikti ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa sulmet ajrore vazhdojnë në natën e shtatë radhazi. Tensionet janë shtuar ndjeshëm në zonën e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë. Sipas mediave iraniane, bombardimet e fundit amerikane goditën objektiva në provincën Hormozgan, në jug të Iranit, ku humbën jetën tre persona dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur. Shpërthime u raportuan edhe në qytetin Sirik dhe në ishullin Qeshm, pranë Ngushticës së Hormuzit. 🚨🇺🇸 🇮🇷 America wraps its SEVENTH straight night of strikes on Iran, reaching underground weapons storage. -CENTCOM confirmed the seventh consecutive night concluded early Saturday local time -The targets: surveillance sites, military logistics...