Përshkallëzohen tensionet mes SHBA-së dhe Iranit! Teherani kërcënon me sulme ndaj infrastrukturës rajonale
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur sërish, pasi Teherani ka paralajmëruar se do të godasë infrastrukturën rajonale nëse Uashingtoni sulmon ura ose centrale elektrike në territorin iranian. Reagimi vjen pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se SHBA-ja do të bombardojë objekte të tilla sa herë që Irani sulmon anije tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Një burim ushtarak iranian, i cituar nga agjencia Tasnim, deklaroi se vendi ka vendosmëri të plotë për të mbrojtur sovranitetin e tij dhe nuk do të lejojë që kjo rrugë strategjike detare të përdoret si kërcënim ndaj Iranit. Sipas tij, lundrimi në Ngushticën e Hormuzit do të mbetet i sigurt vetëm për anijet që respektojnë rregullat dhe koordinohen me autoritetet iraniane. Ai paralajmëroi se...
Burimi:
vizionplus.tv