Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, Irani: SHBA ka afat një muaj t’i japë fund bllokadës detare
Irani ka vendosur një afat njëmujor për negociata mbi një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, përfundimin e bllokadës detare amerikane dhe dhënien fund përfundimtar luftës në Iran dhe Liban. Sipas një raporti nga Axios, Teherani i dorëzoi Washingtonit të enjten një propozim të rishikuar me 14 pika për një marrëveshje kornizë. Dy burime të informuara mbi dokumentin thanë se ai përcakton një afat të rreptë njëmujor për arritjen e një marrëveshjeje që mbulon aksesin detar, përfundimin e bllokadës detare amerikane dhe një armëpushim të qëndrueshëm në të dy frontet. “Nëse sillen keq, nëse bëjnë diçka të gabuar, por tani për tani, do të shohim. Është një mundësi që mund të ndodhë, sigurisht”, u tha gazetarëve të shtunën presidenti amerikan, Donald Trump, kur u...
Burimi:
javanews.al