Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës në tregjet botërore
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rritje të ndjeshme pas sulmeve të reja të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit dhe rivendosjes së sanksioneve amerikane mbi eksportet iraniane të naftës. Nafta Brent, standardi ndërkombëtar i referencës, u rrit me 5.8%, duke arritur në 76.2 dollarë për fuçi. Edhe nafta amerikane WTI shënoi rritje prej 2.75%, duke u tregtuar me 72.38 dollarë për fuçi. Reagimi i tregjeve erdhi pasi Uashingtoni ndërmori sulme ushtarake ndaj objektivave iraniane, në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve tregtare pranë Ngushticës së Hormuzit. Në të njëjtën kohë, administrata amerikane riktheu sanksionet ndaj eksporteve të naftës së Iranit. Përshkallëzimi i tensioneve ka shtuar pasiguritë për furnizimin global me naftë, pasi Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme të transportit...
Burimi:
vizionplus.tv