Përshkallëzimi i konfliktit me Iranin, Netanyahu mbledh sot Kabinetin e Sigurisë Kombëtare
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbledhë të gjithë kabinetin e sigurisë sonte në orën 9:00 të mbrëmjes, sipas kohës lokale, pas përshkallëzimit të konfliktit me Iranin dhe Hezbollahun. Lajmin e bëri të ditur një zyrë ministri e kabinetit për The Times of Israel. Burime izraelite treguan se Izraeli vendosi të pezullojë sulmet kundër Iranit pas presionit nga Shtëpia e Bardhë, por shtuan se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga Netanyahu ose zyra e tij mbi përshkallëzimin e përleshjeve që filluan mbrëmë.
Burimi:
vizionplus.tv