Përshkallëzim i ri në Lindjen e Mesme/ Irani godet bazat amerikane në Bahrein dhe Kuvajt pas sulmeve të SHBA-së

Përshkallëzim i ri në Lindjen e Mesme/ Irani godet bazat amerikane në Bahrein dhe Kuvajt pas sulmeve të SHBA-së

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar sërish, pasi Shtetet e Bashkuara ndërmorën një valë të re sulmesh ushtarake ndaj objektivave iraniane, ndërsa Irani u kundërpërgjigj duke goditur baza ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, duke vënë në pikëpyetje armëpushimin e brishtë mes dy vendeve. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), sulmet amerikane kishin në shënjestër sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore, objektet portuale, radarët bregdetarë, raketat kundërajrore, si edhe pozicionet e lëshimit të raketave kundër anijeve dhe dronëve. Uashingtoni tha se operacioni ishte përgjigje ndaj sulmeve iraniane ndaj tre anijeve tregtare që po kalonin në Ngushticën e Hormuzit një ditë më parë. Në kundërpërgjigje, Garda Revolucionare Islamike (IRGC) deklaroi se kishte goditur 85 objektiva ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt me raketa dhe dronë, ndërsa...