Përshkallëzim i ri i tensioneve, SHBA godet mbi 80 objektiva ushtarake iraniane

Përshkallëzim i ri i tensioneve, SHBA godet mbi 80 objektiva ushtarake iraniane

Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) kanë njoftuar se kanë zhvilluar një operacion të ri ushtarak në Iran, duke goditur më shumë se 80 objektiva strategjikë me armë precize. Sipas deklaratës së CENTCOM, sulmet u ndërmorën si kundërpërgjigje ndaj incidenteve të fundit në Ngushticën e Hormuzit, ku Uashingtoni akuzon Teheranin për sulme ndaj anijeve tregtare dhe për shkelje të armëpushimit. Autoritetet amerikane bëjnë të ditur se në shënjestër të operacionit ishin sisteme të mbrojtjes ajrore, qendra komande dhe kontrolli, radarë bregdetarë, pozicione për lëshimin e raketave kundër anijeve, si dhe mbi 60 mjete të vogla detare të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), të vendosura në dhe rreth Ngushticës së Hormuzit. BREAKING 🔴 U.S. military: “U.S. Central Command (CENTCOM) forces completed a...