Përplasje në Kremlin: Kirienko dhe Belousov në konflikt për listat e Duma-s

Përplasje në Kremlin: Kirienko dhe Belousov në konflikt për listat e Duma-s

Në Moskë raportohet një përplasje e re brenda rrethit të ngushtë të pushtetit të Vladimir Putin, ku dy figura të rëndësishme të administratës së Kremlinit janë përfshirë në një konflikt për kontrollin e listave zgjedhore për Duma-n. Bëhet fjalë për Sergei Kirienko, një nga njerëzit më të afërt të presidentit dhe strateg kryesor elektoral i sistemit politik rus, dhe ministrin e Mbrojtjes Andrej Belousov, i cili konsiderohet si një figurë në rritje e ultranacionalizmit dhe e rrethit ushtarak. Sipas raportimeve të gazetarit dhe autorit disident Mikhail Zygar, tensioni ka shpërthyer kur u diskutua për përfshirjen e veteranëve të luftës në Ukrainë në listat e partisë “Rusia e Bashkuar”. Putin kishte premtuar që rreth 150 veteranë do të përfshiheshin në këto lista si një formë shpërblimi...