Përplasje Izrael-Europë: Jemi demokracia e vetme në Lindjen e Mesme, tërhiqni shpifjet

Përplasje Izrael-Europë: Jemi demokracia e vetme në Lindjen e Mesme, tërhiqni shpifjet

Izraeli ka njoftuar se do të ndërpresë kontaktet me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, pas raportimeve se ajo kishte krahasuar trajtimin e palestinezëve nga Izraeli me sistemin e aparteidit në Afrikën e Jugut. Vendimi u bë publik nga ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, i cili reagoi ashpër ndaj deklaratave të raportuara nga media evropiane Euractiv. “Nuk kam zgjidhje tjetër veçse të ndërpres çdo kontakt me zonjën Kallas derisa ajo të tërheqë shpifjen e rëndë që i ka drejtuar të vetmit shtet hebre në botë, i cili është gjithashtu e vetmja demokraci në Lindjen e Mesme”, shkroi Saar në platformën X. Sipas raportimit të Euractiv, komentet e Kallas janë bërë gjatë një vizite në Meksikë në muajin maj,...