Përplasja finale Trump-Meloni, kryeministrja italiane: Mjaft me sulme pa kuptim

Përplasja finale Trump-Meloni, kryeministrja italiane: Mjaft me sulme pa kuptim

Për të, çështja mbyllet këtu. Giorgia Meloni u ka kërkuar ministrave të ulin tonet dhe bojkoti i madh që ishte paralajmëruar për ceremoninë e 4 korrikut në Ambasadën Amerikane ka shumë gjasa të mos ndodhë. Në Palazzo Chigi mbizotëron ideja se marrëdhëniet transatlantike, shkëmbimet tregtare që i afrohen 100 miliardë eurove dhe interesat e përbashkëta për sigurinë dhe dosjet kryesore gjeopolitike duhet të kenë më shumë peshë se përplasjet personale mes liderëve. Ekziston edhe shqetësimi nëse Donald Trump mund të ndërmarrë masa hakmarrëse. Në Palazzo Chigi përgjigjen se askush nuk është në gjendje të parashikojë se çfarë mund të ndodhë. Disa druhen për pasoja ndaj produkteve italiane, nga vera te vaji i ullirit, por sipas bashkëpunëtorëve të kryeministres, Meloni është e bindur se ka disa vija të kuqe që...