Përpjekje globale për të frenuar shpërthimin e ri të Ebolës, SHBA-të kërkojnë të zhvendosin një numër të qytetarëve të prekur

Përpjekje globale për të frenuar shpërthimin e ri të Ebolës, SHBA-të kërkojnë të zhvendosin një numër të qytetarëve të prekur

Një shpërthim i ri i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos dhe Uganda ka ngritur alarmin ndërkombëtar, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur situatën “emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar”. Sipas OBSH-së, deri tani janë raportuar të paktën 80 viktima të dyshuara, tetë raste të konfirmuara në laborator dhe 246 raste të dyshuara në provincën Ituri në verilindje të Kongos. Ndërkohë, në Ugandë janë konfirmuar dy raste, mes tyre edhe një viktimë në kryeqytetin Kampala. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se po bashkëpunon me autoritetet për të zhvendosur një “numër të vogël” amerikanësh që mund të jenë ekspozuar ndaj virusit. Raportohet se disa shtetas amerikanë në Kongo dyshohet se kanë pasur kontakt me virusin, ndërsa autoritetet amerikane nuk kanë konfirmuar...