Përmbytje masive pas tërmeteve, një tjetër fatkeqësi natyrore godet Venezuelën

Përmbytje masive pas tërmeteve, një tjetër fatkeqësi natyrore godet Venezuelën

Ndërsa Venezuela vijon të përballet me pasojat shkatërrimtare të tërmeteve të fuqishme të 24 qershorit, vendi është goditur nga një tjetër fatkeqësi natyrore. Reshjet intensive kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në rajonin e Portuguesa, duke rënduar edhe më tej situatën humanitare. Autoritetet bëjnë të ditur se lumenjtë kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur zona të banuara dhe toka bujqësore. Rreth 100 familje janë prekur drejtpërdrejt nga vërshimet e ujit, ndërsa shumë banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë, për t’u strehuar në zona më të sigurta. Ekipet e emergjencës janë angazhuar në evakuimin e banorëve dhe shpërndarjen e ndihmave të para. Përmbytjet vijnë në një moment kritik për Venezuelën, e cila ende po përballet me pasojat e tërmeteve që kanë lënë të paktën 1.450 viktima,...