Përgjime dhe negociata sekrete? Raporti që po trazon marrëdhëniet SHBA-Izrael

Përgjime dhe negociata sekrete? Raporti që po trazon marrëdhëniet SHBA-Izrael

Shtetet e Bashkuara dhe Irani ndodhen në një fazë vendimtare të negociatave për një marrëveshje që synon t’i japë fund armiqësive dhe të rikthejë sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Megjithatë, përveç sfidave që paraqesin vetë bisedimet me Teheranin, Uashingtoni po përballet edhe me një shqetësim tjetër: dyshimet se agjencitë izraelite të inteligjencës po monitorojnë negociatorët amerikanë të përfshirë në proces. Sipas një raporti të publikuar nga New York Times, agjencitë amerikane të inteligjencës kanë ngritur alarmin për një rritje të aktivitetit të kundërzbulimit që lidhet me Izraelin. Raporti sugjeron se përpjekjet për të mbledhur informacione mbi qëndrimet amerikane në negociatat me Iranin janë intensifikuar ndjeshëm muajt e fundit. Mes personave që dyshohet se janë vënë në shënjestër janë Steve Witkoff, kryenegociatori i Presidentit...