Përfituan rreth 2 milionë euro nga matësit e parkimeve, gjykata gjermane dënon çiftin e bashkëshortëve

Përfituan rreth 2 milionë euro nga matësit e parkimeve, gjykata gjermane dënon çiftin e bashkëshortëve

Një çift i martuar në Gjermani u dënua me 5.5 vjet burg secili për vjedhjen e afërsisht 1.9 milionë eurove nga matësat e parkimit. Gjykata e qytetit të Kemptenit urdhëroi gjithashtu që burri, një ish-punonjës 40-vjeçar dhe gruaja e tij 39-vjeçare, që të kompensojnë qytetin për shumën totale të dëmit që shkaktuan. Kryetari i gjykatës Christoph Schëibacher njoftoi se pasuritë e çiftit do të sekuestrohen gjatë 30 viteve të ardhshme me qëllim mbledhjen e shumës së lartpërmendur. 40-vjeçari kishte mbledhur paratë nga matësat e parkimit të Bashkisë, të cilat i kishte përvetësuar për më shumë se 10 vjet. Gruaja e tij e ndihmoi duke i depozituar paratë në llogaritë bankare. Gjykata e përshkroi atë si “eksperten e logjistikës” që fshihej pas krimit. Të dy pranuan...