Përdhunim dhe tarfik qëniesh njerëzore/ Arrestohen në Miami dy vëllezërit Tate, Britania kërkon ekstradimin e tyre

Përdhunim dhe tarfik qëniesh njerëzore/ Arrestohen në Miami dy vëllezërit Tate, Britania kërkon ekstradimin e tyre

Andrew dhe Tristan Tate RUMANI-Dy vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate janë arrestuar në Miami, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar ekstradimin e tyre për t'u përballur me akuza për përdhunim, trafikim të qenieve njerëzore, dhunë seksuale dhe vepra të tjera penale. Deri më tani, autoritetet amerikane nuk kanë bërë publike arsyen zyrtare të arrestimit apo akuzat formale ndaj tyre në SHBA. Dy vëllezërit, me shtetësi amerikane dhe britanike, janë të njohur në rrjetet sociale për promovimin e ideve mizogjene dhe teorive mbi "hipermaskulinitetin". Ata u zhvendosën në Rumani në vitin 2016 dhe u arrestuan atje në vitin 2022, nën dyshimet se kishin organizuar një rrjet për rekrutimin e grave, të cilat detyroheshin të prostituoheshin ose të prodhonin materiale pornografike. Të dy i kanë mohuar vazhdimisht...