Pentagoni i kërkon Kongresit amerikan deri në 80 miliardë dollarë për kostot e luftës me Iranin

Pentagoni i kërkon Kongresit amerikan deri në 80 miliardë dollarë për kostot e luftës me Iranin

Departamenti amerikan i Luftës po kërkon nga Kongresi miratimin e një pakete shtesë financimi prej rreth 80 miliardë dollarësh për të mbuluar kostot e luftës me Iranin, si dhe disa shpenzime të tjera që nuk lidhen drejtpërdrejt me konfliktin. Kjo është bërë e ditur nga zëvendëssekretari i Luftës, Stephen Feinberg, gjatë bisedave me ligjvënësit amerikanë. Sipas raportimeve, kërkesa e plotë për fondet shtesë mund t’i paraqitet Kongresit brenda ditëve në vijim, shkruan wsj. Përveç financimit të Pentagonit, paketa pritet të përfshijë edhe prioritete civile, si ndihma për fermerët dhe fondet për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore. Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk kanë komentuar ende zyrtarisht mbi çështjen. Vlerësimet e para zyrtare të Pentagonit tregojnë se lufta me Iranin i ka kushtuar deri tani...