Pas vitesh debatesh, Franca miraton vdekjen e asistuar! Ja detajet nga ligji për pacientët me sëmundje të pashërueshme
Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar ligjin që u jep mundësi të rriturve me sëmundje të pashërueshme të kërkojnë medikamente për t’i dhënë fund jetës së tyre. Vendimi i jep fund një debati që ka zgjatur prej vitesh për kujdesin në fazën e fundit të jetës. Projektligji u miratua me 291 vota pro dhe 241 kundër, pasi kishte kaluar edhe në disa shqyrtime të mëparshme në parlament. Presidenti Emmanuel Macron e përshëndeti votimin, duke kujtuar se këtë angazhim e kishte marrë që në vitin 2022 dhe se tani ai është realizuar. Ligji parashikon që e drejta të zbatohet vetëm për persona që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga legjislacioni. Deri më tani, në Francë lejohej vetëm sedacioni i thellë për pacientët në fazë terminale, por jo...
Burimi:
javanews.al