Pas sulmeve dhe përshkallëzimit, vjen propozimi për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit!

Pas sulmeve dhe përshkallëzimit, vjen propozimi për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit!

Ndërmjetësit ndërkombëtarë i kanë paraqitur Iranit një propozim për një armëpushim 10-ditor me Shtetet e Bashkuara, me synimin për të ulur tensionet dhe për të krijuar kushte për rifillimin e bisedimeve mbi marrëveshjen e përkohshme të arritur muajin e kaluar. Sipas mediave të huaja, propozimi synon të ndalojë përkohësisht përshkallëzimin e konfliktit dhe t’u japë palëve mundësinë të rikthehen në tryezën e negociatave. Paralelisht, kontaktet diplomatike mes Teheranit dhe Uashingtonit po vazhdojnë përmes vendeve ndërmjetëse, pavarësisht sulmeve të fundit amerikane ndaj territorit iranian. Në kuadër të këtyre zhvillimeve, ministri i Brendshëm i Iranit, Esqandar Momeni, pritet të vizitojë Pakistanin, një nga vendet që po luan rol ndërmjetësues në përpjekjet për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme. Gjatë vizitës ai do të zhvillojë takime me...