Pas Hantavirusit, Ebola/ Sa i rrezikshëm është për njerëzit shpërthimi në Kongo?
Një shpërthim i ri i virusit të Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka shqetësuar autoritetet shëndetësore deri në pikën që OBSH-ja ta shpallte emergjencë shëndetësore publike. Deri tani janë regjistruar rreth 250 raste të dyshuara dhe 80 vdekje, ndërsa situata është e ndërlikuar nga lufta civile dhe mungesa e burimeve mjekësore. Shpërthimi shkaktohet nga një specie e Ebolës, për të cilën nuk ekzistojnë vaksina ose trajtime të miratuara. Simptomat shfaqen brenda 2 deri 21 ditëve dhe fillimisht ngjasojnë me gripin, por mund të përparojnë shpejt me të vjella, diarre dhe e deri ne mosfunksionim të organeve, ndonjëherë duke shkaktuar hemoragji të brendshme dhe të jashtme. Transmetimi ndodh përmes lëngjeve trupore të infektuara, ndërsa trajtimi mbështetet tek kujdesi mbështetës dhe menaxhimi i simptomave. Identifikimi i...
Burimi:
top-channel.tv