Pas 22 vitesh, Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, gazetari tregon detaje nga Ankaraja
Turqia po përgatitet të presë Samitin e NATO-s pas 22 vitesh, në një kohë kur situata ndërkombëtare karakterizohet nga tensione të larta dhe sfida të shumta të sigurisë. Përmes një lidhjeje Live në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, gazetari dhe kryetari i Shoqatës “Vatra”, Bora Zukali, tha se përgatitjet për samitin kanë nisur prej më shumë se një muaji dhe masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm në kryeqytetin turk. “Pritet me një tension të lartë sepse organizimet kanë filluar që një muaj më përpara. Rrugët, pallatet, ose sallet, filluan të ndërtohen një muaj më parë. Disa rrugë janë siguruar me siguri të lartë, hyrje-daljet me makinë janë bllokuar, me kartat zyrtare identifikuese. Samiti i NATO-s në Ankara ka një kuptim të rëndësishëm sepse situata në...
Burimi:
javanews.al