Parlamenti francez miraton projektligjin për të ndaluar aksesin e fëmijëve në platformat e mediave sociale
Parlamenti francez ka miratuar përfundimisht një projektligj që ndalon aksesin në mediat sociale për të miturit nën moshën 15 vjeç. Franca është vendi i parë në Bashkimin Evropian që miraton legjislacionin për të kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit. Mediat shkruajnë se masa do të hyjë në fuqi për llogaritë e reja nga 1 shtatori, ndërsa për ato ekzistuese do të zbatohet nga 1 janari 2027. Përgjegjësia për verifikimin e moshës së përdoruesve bie mbi platformat, pa penalitete për të miturit ose prindërit e tyre. Ligji synon të mbrojë shëndetin mendor të adoleshentëve, duke përjashtuar veprat dixhitale arsimore dhe enciklopeditë online nga ndalimi.
Burimi:
syri.net