Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të godasin “shumë shpejt” zonën pranë Malit të Kazmës, një kompleks i fortifikuar nëntokësor pranë një prej objekteve kryesore të pasurimit të uraniumit në Iran, sipas AP. Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se operacioni do të synojë këtë zonë, si pjesë e përpjekjeve për të penguar Iranin të sigurojë armë bërthamore. “Do ta godasim atë zonë shumë shpejt dhe me forcë të madhe”, u shpreh presidenti amerikan. Deklarata e Trump erdhi pasi u pyet nëse beson se Irani ka zhvendosur centrifugat bërthamore në këtë kompleks nëntokësor. Ai tha se një veprim i tillë “nuk do të thotë asgjë”, nëse Teherani nuk disponon uranium...
Burimi:
javanews.al