Paralajmërimi i mjekëve: Përhapja e Ebolës në Kongo, thellësisht alarmante

Paralajmërimi i mjekëve: Përhapja e Ebolës në Kongo, thellësisht alarmante

Përhapja e shpejtë e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka krijuar një situatë “thellësisht alarmante”, ka paralajmëruar organizata bamirëse mjekësore Médecins Sans Frontières (MSF). Duke folur dy javë pas shpalljes së shpërthimit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), zëvendësdrejtori i MSF, Dr. Alan Gonzales, tha se kurrë më parë nuk ishin regjistruar kaq shumë raste kaq shpejt. Komentet e tij erdhën ndërsa kreu i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, vizitoi provincën lindore kongoleze të Ituri – zona e goditur më keq – për të mbikëqyrur përpjekjet për kontrollin e virusit, shkruan BBC. Tani ka më shumë se 1,000 raste të dyshuara të Ebolës në RD të Kongos dhe të paktën 246 vdekje. Uganda fqinje ka raportuar nëntë raste të konfirmuara dhe një vdekje. “Dy javë...