Paradoksi / Pse Evropa po ngrohet me shpejtësi dyfish më të lartë se mesatarja globale?
Një valë e jashtëzakonshme dhe e hershme e të nxehtit pranveror ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, duke thyer rekorde historike dhe duke detyruar autoritetet në metropole si Londra dhe Parisi të shpallin alarme portokalli për pasojat në shëndetësinë publike. Temperaturat që kanë prekur mesin e 30 gradëve Celsius në fund të këtij maji konsideroheshin dikur si anomali edhe në kulmin e stinës së verës. Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike “Koperniku” të Bashkimit Evropian, ky fenomen është produkt i një “kupole nxehtësie” — një sistem me presion të lartë që lëviz ngadalë nga Afrika Veriore duke bllokuar ajrin e nxehtë virulent mbi kontinent. Megjithatë, përtej situatës aktuale sinoptike, shkencëtarët alarmonë se Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja e planetit,...
Burimi:
javanews.al