Paqe në Lindjen e Mesme? Trump: Kam marrë garanci nga Irani se nuk do të zhvillojë armë bërthamore

Paqe në Lindjen e Mesme? Trump: Kam marrë garanci nga Irani se nuk do të zhvillojë armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka marrë garanci nga Iran se nuk do të zhvillojë armë bërthamore, në një moment kur raportohen zhvillime të reja në negociatat mes dy vendeve. Sipas raportimeve të mediave amerikane, përfshirë The New York Times dhe Axios, administrata amerikane i ka dërguar Teheranit një propozim të ri për paqe me kushte më të ashpra, megjithëse detajet e sakta nuk janë bërë publike. Trump ka theksuar në një intervistë televizive se kushti kryesor për çdo marrëveshje është ndalimi i plotë i Iranit nga zhvillimi i armëve bërthamore, duke shtuar se sipas tij, palët kanë arritur një mirëkuptim për këtë çështje. “E vetmja garanci që më duhet është që nuk do të ketë armë bërthamore,” tha ai,...