Papa Leo thirrje për paqe në zonat e shkatërruara nga lufta: Të dëgjojmë britmën e të pafajshmëve

Papa Leo thirrje për paqe në zonat e shkatërruara nga lufta: Të dëgjojmë britmën e të pafajshmëve

Papa Leo XIV ka bërë thirrje për paqe globale, duke kërkuar fundin e dhunës dhe konflikteve që po godasin rajone të ndryshme të botës. Gjatë një lutjeje në Vatikan, Ati i Shenjtë theksoi se askush nuk duhet të detyrohet të largohet nga shtëpia për shkak të luftës, bombardimeve apo pasigurisë. Kreu i Kishës Katolike Romake deklaroi se etja për pushtet dhe gjuha e urrejtjes duhet t’i lënë vendin drejtësisë dhe së vërtetës, duke nënvizuar se nuk duhet të derdhen më lot të pafajshëm. “Paqja është e mundur edhe në këtë epokë tensioni dhe konflikti. Ajo bëhet realitet kur zgjedhim të dëgjojmë britmat e atyre që vuajnë – fëmijëve të pafajshëm, prindërve të dëshpëruar, të burgosurve të keqtrajtuar, refugjatëve dhe të gjithë njerëzve që kërkojnë vetëm...