Papa do të vizitojë Francën, Macron: Nder për vendin dhe moment shprese për të gjithë
Papa Leone XIV do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Francë nga 25 deri më 28 shtator. Është vizita e parë zyrtare e një Pape në Francë që nga vizita e fundit e Benediktit XVI në vitin 2008. Presidenti francez Emmanuel Macron, në një postim në rrjete sociale, shprehu gëzimin e tij për zyrtarizimin nga Vatikani të udhëtimit të Papës në Francë. “Kjo vizitë është një nder për vendin tonë, një gëzim për katolikët dhe një moment i madh shprese për të gjithë”, shkroi presidenti francez, i cili e kishte ftuar Papën të vizitonte Parisin më 10 prill, kur ai vizitoi Vatikanin. Në Paris, ai do të kremtojë Meshën dhe do të vizitojë gjithashtu UNESCO-n. Mediat franceze raportojnë se Vatikani vendosi ta mbajë vizitën e...
Burimi:
vizionplus.tv